Rifillimi i Bundesligës është vënë në dyshim pas rasteve të sotme me Covid-19. Klubet kanë nisur testet e para për Koronavirusit dhe janë zbuluar 3 raste sot. Koln bëri të ditur se 3 persona brenda radhëve të tij kanë rezultuar pozitivë ndaj testimeve që janë kryer.
Fatmirësisht, janë respektuar të gjitha normat e distancimit fizik në javët e fundit e këta persona nuk kishin infektuar të tjerë, ndërsa ishin dërguar për karantinim e deyrueshëm prej 14 ditësh në shtëpi para se të kryheshin tamponët e tjerë për të mësuar nëse e kanë kaluar virusin apo jo.
Ndërkohë, pjesa tjetër e skuadrës do të vazhdonte rregullisht stërvitjen me kushte shumë të larta higjeno-sanitare, për të evituar që virusi të gjente përhapje tjetër. Futbollistët nuk kanë pasur asnjë komplikacion dhe madje kanë qenë asimptomatikë. Por gjithsesi, kjo frikëson klubet në momentin kur të rinisë futbolli, pasi mund të infektohen më shumë dhe do të dëmtonte garën.