MENU
klinika

Federata, Asamble të Jashtëzakonshme

Shtyhet vendimi për rifillimin e Bundesligës

30.04.2020 - 14:59

Në pritje të vendimit të kancelares gjermane Angela Merkel për rifillimin apo jo të futbollit, Federata Gjermane e Futbollit do të mbledhë Asamblenë e Jashtëzakonshme më 25 maj. Në këtë mbledhje do të dalin edhe rezolutat për vijimin e Bundesligës në të gjithë nivelet ose mbylljen e mundshme të kampionateve, duke përfshirë vendimet e nevojshme në lidhje me verdiktet e sezonit.

Pra, federata i paraprin çdo zhvillimi të mundshëm dhe pikërisht me datën 25 maj, kur është afati i fundit i dhënë nga UEFA për dorëzimin e planeve për mbylljen e sezoneve në ligat e vendeve të Europës, Gjermania do të nxjerrë rezolutat përkatëse në lidhje me futbollin, nis apo jo kampionati.

Ndërkohë, Qeveria gjermane do të japë dritën jeshile ose jo për futbollin më 6 maj. Duke parë situatën e ditëve të fundit me Covid-19, ku në Gjermani janë shtuar rastet, do të pritet edhe 1 javë për vendimet e lirisë së qytetarëve, ku përfshihet edhe sporti.

Ndërkohë, skuadrat e Bundesligës janë bërë gati për fazën e dytë të stërvitjes, atë në një grup të vetëm. Klubet kanë siguruar testet dhe sot të gjitha klubet kanë nisur ti bëjnë ato. Më rifillimin e stërvitjes në grup, do të bëhet test tjetër dhe testi i tretë parashikohet të bëhet para se të rifillojë sezoni, gjithnjë nëse Qeveria vendos që futbolli të rinisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak