Google nuk ka përditësuar aplikacionin Authenticator prej vitesh dhe i fundit ishte në 2017-ën megjithatë aplikacioni do të marrë së shpejti rifreskimin që i nevojitet.
Kompania lançoi një përditësim i cili ndër të tjera sjell mundësinë për të transferuar llogaritë mes pajisjeve.
Tashmë aplikacioni përmban një mjet eksportimi dhe importimi për të zhvendosur llogaritë duke krijuar një kod QR të cilin e skanoni me smartfonin ku dëshironi të kaloni ato.
Tashmë do të jetë tejet e lehtë për të migruar llogaritë e punës ose rrjetet sociale duke i mbajtur në të njëjtën kohë të sigurta me 2FA. Gjithashtu përditësimi sjell dizajnin modern në Google dhe mbështetjen për Dark Mode.
Zakonisht Google vonon ca ditë deri në dërgimin e përditësimin përmes Play Store por nëse nuk prisni dot atëherë mund ta shkarkoni përmes APK Mirror.