MENU
klinika

Vëmendje po i kushtojnë veçanërisht mediat kineze

Virusi në SHBA që më 1 janar? – Disa media lokale flasin për 170 pacientë

16.05.2020 - 11:44

Mediat lokale amerikane, por veçanërisht ato kineze, janë duke investiguar mbi qindra raste të dyshuara të pacientëve me Covid-19 muaj përpara se epidemia të shpërthente në vend. Raporte të ndryshme flasin për të paktën 170 pacientë vetëm në Florida, të cilët kanë filluar të kenë simptoma të lidhura me Covid-19 që më 1 janar, thuajse të njëjtën ditë që nisi shpërthimi në Kinë.

Dy rastet e para të sëmundjes në Florida ndërkohë u zyrtarizuan në datën 1 mars, 3 muaj më vonë. Thais Tepper, 67-vjeçare është një ndër 170 pacinetet dhe thotë se i ka pasur të gjitha simptomat më shumë se 1 muaj përpara se Florida të raportonte rastin e parë. “Filloi me një dhimbje koke të çuditshme, pastaj kisha sytë e irrituar dhe mjaft të thatë.

Më pas u zgjova në mëngjes me një kollë shumë të keqe, me temperaturë të lartë dhe shtrëngim në gjoks”-tregon Tepper për rrjetin kinez të televizioneve. Më pas, më 3 shkurt ajo raporton se ka shkuar në urgjencë dhe është testuar për grip e për streptokok, por që doli negative. Sëmundja e saj vazhdoi edhe për rreth 7 ditë. Me daljen e testeve të antitrupave ajo bëri këtë test dhe rezultoi pozitive.

Deri tani ajo ka bërë dy teste antitrupash, më 8 prill dhe tjetri një muaj më vonë, që të dy pozitiv, në të dyja rastet me një normë ndjeshmërie në 96%, çka e bën testin mjaft ta saktë. Ajo pretendon se është injoruar nga autoritetet shëndetësore gjatë sëmundjes. Shtetet e Bashkuara të Amerikës së fundmi kanë akuzuar ashpër Kinën për përhapjen e virusit ndërkohë që Kina nga ana e saj është kundërpërgjigjur po me akuza të ashpra, madje duke preteneduar edhe se virusi ka dalë nga SHBA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edhe Franca hedh dyshime për shifrat e Kinës

“Është naive të mendosh se e ka luftuar më mirë COVID-19”

CNBC/ Ekspertët: Planifikoni tani para se...

“Kina është ende Kinë, ekonomia ende ekonomi”