Ursula von der Leyen është presidentja e parë femër, në historinë e Komisionit Europian. Ajo është gjithashtu, nënë e shtatë fëmijëve, mjeke në profesioni” – shkruan gazeta italiane, ”Corriere della Sera”.
Në Gjermani, ajo ka qënë ministre e Familjes dhe Punës, si dhe ministre e Mbrojtjes. Kabineti i saj është i përbërë në mënyrë të barabartë, nga burra dhe gra. Barazia gjinore është pjesë e pikave të programit të saj politik. Por, gjithashtu, ndryshimi duhet të fillojë nga ato që ndodhin në një familje.
“Kohët kanë ndryshuar. Ne duhet të përfitojmë nga kjo mundësi e krizës, për t’i ndarë rolet në një mënyrë të re”, – theksoi ajo.
Presidentja, ka qenë ndër të ftuarat e emisionit ”ExtraMamme”, duke diskutuar mbi temat e marrëdhënieve, punës dhe kujdesit, politikës dhe dhunës, si temat kryesore të ndryshimit shoqëror që kalon shoqëria në kohën e covid-19.
”Gjatë emergjencës së koronavirusit, dy të tretat e fuqisë punëtore ishin gra. Por edhe në shtëpi, ato kanë qenë dominante. Punë të dyfishtë, mes punëve të shtëpisë dhe kujdesit për fëmijët e të afërmit. Duhet të mendojmë më shumë për udhëheqjen femërore dhe rolet e grave në zgjedhjet politike, kur do të na duhet të ndërtojmë rregullat e një shoqërie të re” – theksoi, Von der Leyen.