MENU
klinika

Çfarë shohin ata tek pacientët e infektuar

“Vrasësi i heshtur”/ Simptoma e re e koronavirusit ka habitur edhe mjekët anglezë

05.05.2020 - 21:03

Një gjendje misterioze që i bën pacientët e infektuar me koronavirus të aftë të flasin me të afërmit e tyre pavarësisht mungesës së oksigjenit po i habit edhe vetë mjekët, shkruan The Sun. Sipas tabloidit anglez, kjo gjendje po rezulton vdekjeprurëse për ta.\

Pacientët me gjendjen e njohur si “hipoksi e lumtur”, shfaqin nivele oksigjeni mjaft të ulëta e çka shkakton vdekje ose pavetëdije.

“The Guardian” gjithashtu shkruan se ky është një mister që i ka bërë mjekët të vënë në dyshim parimet themelore të biologjisë. Fenomeni, i njohur nga disa si “hipoksi i lumtur” (disa preferojnë termin “i heshtur”) shtron pyetjen se si saktësisht sulmon virusi mushkëritë dhe nëse mund të ketë mënyra më efektive për trajtimin e pacientëve të infektuar.

“Ne zakonisht nuk do ta shohim këtë fenomen tek të sëmurët me grip apo me pneumoni. Është shumë më e thellë dhe një shembull i fiziologjisë shumë anormale që po ndodh para syve tanë”, tha Dr. Jonathan Bannard-Smith, një këshilltar për kujdesin intensiv dhe anestezist në Manchester Royal Infirmary.

Anestezisti në spitalin Wythenshawe tha se pacientët me sëmundje të tjera të mushkërive gjithashtu preken nga hipoksi, por që zakonisht do të ishin jashtëzakonisht të sëmurë. Dr Mike Charlesworth tha me kushte të tilla si pneumonia ose një emboli pulmonare, pacientët nuk do të jenë në gjendje të bisedojnë me mjekët ne repartet e kujdesit intensiv. “Ne thjesht nuk e kuptojmë atë. Ne nuk e dimë nëse ajo po shkakton dëme të organeve që nuk jemi në gjendje t’i zbulojmë. Ne nuk e kuptojmë nëse trupi po dëmtohet”, tha ai. Dr. Charlesworth tregoi se ai vetë kishte vuajtur nga simptoma e hipoksisë në muajin mars kur ishte infektuar me COVID-19. Ai tregoi se kishte kollë, ethe dhe se dërgonte mesazhe shumë të çuditshme në telefon.

Mjeku tregoi se ai ishte shumë dëlirat dhe se ishte i sigurt që niveli i oksigjenit i tij ishte tepër i ulët dhe që truri i tij nuk po funksiononte shumë mirë. Shfaqja e simptomave të tilla në Zvicër, SHBA, Francë dhe Itali, bëri që një mjek të krijojë një listë të simptomave të virusit atipik. Lista atipike përfshin simptoma të tilla si, presion i ulët i gjakut, dhimbje barku, të vjella, zbehje, dëlir dhe lodhje.

Ndërsa ka pasur raste që personat me hipoksi kanë mbijetuar, një mjek në Londër tregoi se një pacient me oksigjen prej 30 përqind ishte vendosur në një ventilator dhe vdiq brenda një jave. Mjeku tha që pacientët me simptomën e hipoksisë kanë tendencë të mos e fitojnë luftën me COVID-19. /The Sun