MENU
klinika

275 km i gjatë

Vullkani më i madh në botë gjendet nën dy shkëmbinj të vegjël

25.05.2020 - 16:26

Me vetëm dy shkrepa qe ngrihen rreth 50 metra mbi nivelin e detit, vullkani inaktiv Pūhāhonu në Havai nuk duket kushedi se çfarë. Kjo edhe për faktin se në të njëjtën zonë, në arkipelagun Mauna Loa, janë edhe dy vullkane të tjerë mbi 9000 metra të lartë.

Por shkencëtarët e Universitetit të Havait kanë prova se pamja e jashtme gënjen. Një studim i ri, i publikuar në revistën “Earth and Planetary Science Letters” thotë se ky është vullkani më i madh në botë. Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se ai është 275 km i gjatë dhe 90 km i gjerë. Është aq i madh, sa në studimin e botuar thuhet se ai po bën që korja e Tokës të zhytet.

I vendosur rreth 1000 km në veriperëndim të Honolulusë, Pūhāhonu do të thotë “breshkë që del në sipërfaqe për ajër” në gjuhën vendase në Havai. Ndërsa dy shkrepat e vegjël që dalin mbi nivelin e detit janë pagëzuar si “kulmet e kopshtit”.

I zbuluar fillimisht nga gjuajtësi amerikan i balenave, Maro, në vitin 1820, por i prekur për herë të parë nga rusët në vitin 1828, Pūhāhonu nuk është vetëm vullkani më i madh në botë, por edhe më i nxehti.

“Masa dhe temperatura janë të ndërlidhura”, tha për CNN Michael Garcia, autori kryesor i studimit. “Masa e madhe vjen nga magma e nxehtë”. Pas një analize të shkëmbinjve, shkencëtarët zbuluan se temperatura ishte rreth 1700 gradë Celsius. “Zbulimi i vullkanit më të madh në botë në shekullin XXI është befasues, por ne dimë më shumë për sipërfaqen e Marsit se sa çfarë ka në thellësitë e oqeaneve në Tokë”, tha Garcia.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”