MENU
klinika

Ja për çfarë bëhet fjalë

WhatsApp së shpejti me 50 persona por me një kusht

17.05.2020 - 12:59

Është një shkrirje e infrastrukturave të tyre por që muajt e fundit kompania ka hasur vështirësi me implementimin e këtij plani për shkak të enkriptimit fundor.

Përdoruesit e WhatsApp ditët e fundit përfituan nga një veçori e re, mundësia për të bërë video thirrje me deri në 8 persona të cilat janë të enkriptuara.

Në të vërtetë së shpejti do të mund të bëni thirrje me deri 50 persona por 8 është limiti për ata që shqetësohen për sigurinë e tyre. Nëse filloni një bisedë me 8 persona në WhatsApp dhe dëshironi të shtoni më tepër ju jepet mundësia për të kaluar në shërbimin më pak të sigurtë dhe më pak privat të Facebook Messenger Rooms.

WABetaInfo zbuloi se WhatsApp është duke punuar për të shtuar një opsion që i çon përdoruesit në Messenger Rooms nëse duan të komunikojnë me më shumë persona njëherazi. Opsioni ende nuk është i disponueshëm.

Facebook bleu WhatsApp në 2014-ën dhe CEO Mark Zuckerberg vitin e kaluar shpalosi vizionin për të integruar shërbimet Facebook Messenger, WhatsApp dhe Instagram. Është një shkrirje e infrastrukturave të tyre por që muajt e fundit kompania ka hasur vështirësi me implementimin e këtij plani për shkak të enkriptimit fundor.

Enkriptimi fundor do të thotë se askush nuk mund të aksesojë informacionet që përçohen nga shërbimet e Facebook madje as nga vetë ofruesi i shërbimit që është WhatsApp. Zoom nuk e ofronte diçka të tillë dhe së fundi sapo bleu një kompani, platformën Jitsi për të integruar enkriptimin e tyre fundor.

Signal është një aplikacion me enkriptim fundor por që nuk ka biseda në grup dhe opsioni më i mirë aktualisht është WhatsApp dhe Apple FaceTime. Por nëse jeni një grup prej më shumë se 8 vetash, nuk është e rekomandueshme përdorimi i Messenger Rooms, të paktën nëse shqetësoheni për privatësinë dhe sigurinë.

Përveçse nuk ka enkriptim fundor, shërbimi Messenger Rooms nuk është aq privat për shkak se politikat e privatësisë janë të njëjtat me rrjetin social Facebook, që do të thotë se ky i fundit është i interesuar për atë informacion.

Mungesa e enkriptimit fundor të Messenger Rooms do të thotë se thirrjet nuk janë aq private sa të WhatsApp, por një gjë e tillë nuk përbën problem për ata që nuk kanë një llogari në Facebook por që mund tu bashkohen bisedave të Messenger Rooms.

WhatsApp është një shërbim i mrekullueshëm dhe i sigurtë, por nisur nga fakti që është në pronësi të Facebook, të lë shije të hidhur dhe të jep sens pasigurie. Signal do të ishte zgjidhja jonë e parë sikur të kishte video thirrjet ndërsa për ju që keni iPhone, shkoni me FaceTime.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”