MENU
klinika

Sot tryeza për 'Zgjedhoren'

Yuri Kim takim një e nga një me 4 anëtarët e Këshillit Politik para mbledhjes

28.05.2020 - 08:07

Ambasadorja Yuri Kim do të zhvillojë një takim me të katërt anëtarët e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore. Kim do të takoj një e nga një Damian Gjiknurin si përfaqësues i mazhorancës, Bylykbashin dhe më pas Petrit Vasilin si përfaqësues të opozitës jashtëparlamentare, si edhe Rudina Hajdarin “zërin” e opozitës së re.

Kryemadhi takim me ambasadorin britanik: Opozita e fokusuar në plotësimin e 15 kushteve për integrimin
Këto takime do të zhvillohen para mbledhjes së tyrezës së Këshillit Politik që është vendosur që të mbahet në orën 17:00.

Ky takim vjen në një kohë kur kanë mbetur 4 ditë, përfshirë edhe ditën e sotme, nga afati i fundit i përcaktuar nga palët politike për përfundimin e kësaj Reforme (31 maj).