MENU
klinika

"Zgjedhjet në qershor"

Zaev: Qeveria aktuale është teknike dhe jo politike

06.05.2020 - 07:43

Si politikanë me përgjegjësi duhet të marrim qëndrime të qarta, të sakta në bazë të argumenteve. Duhet të jemi përgjegjës ndaj shtetit, ta pranojmë momentin e parë për zgjedhje. Më optimale, kjo do të ishte nga mesi i qershorit. Ka mjaft kohë nga përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme për të gjitha aktivitetet, nëse, gjithsesi, këtë e lejon situata me koronavirusin, për çka do të vendosin kompetentët në shëndetësi, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Zaev për “TV 24” përmendi si shkaqe plotësuese për mbajtje të zgjedhjeve në afat sa më të shpejtë krahas pikut të mundshëm të dytë të KOVID-19, janë ato që për momentin nuk kemi Kuvend, ndërkaq edhe Qeveria është teknike, jo politike.

Zaev nuk ka informata se takimi i liderëve tek Pendarovski do të jetë më 12 maj. Është i informuar për mbajtjen e mundshme të tij më 10 maj apo në periudhë prej 10 – 15 maj, ndërkaq në të, siç tha, LSDM do ta përsërisë kërkesën – menjëherë të shkohet në zgjedhje.

Mickoski, porositi Zaev, nuk duhet të ikë nga zgjedhjet sepse gjithsesi partia e tij do të mposhtet.

Votimi do të ishte në pajtim me rekomandimet për mbrojtje, me mbajtje të maskave dhe përdorimit të mjeteve dezinfektuese në hyrje dhe dalje në vendvotime.

Besoj, shtoi, se sundimi i së drejtës do të jetë themeli i sjelljes së vendimit.

Sipas Zaevit, për shkak të krizës shëndetësore dhe gjendjes ekonomike është vonë që zgjedhjet të mbahen në fillim të korrikut, siç tha Mickoski para tij në emisionin e njëjtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mitsotakis përmend kushtin për në BE

‘Rizgjohet’ interesi grek për Shqipërinë

Nesër nënshkruhet marrëveshja në Novi Sad

‘Shengeni Ballkanik’, kryeministri Rama mbërrin në Serbi