MENU
klinika

Ndryshimi i gjinisë përmes një fotografie

Meshkujt si femra dhe femrat si meshkuj

17.06.2020 - 13:28

Moda e ndryshimit të gjinisë përmes një fotografie është rikthyer sërish këtë vit, falë një aplikacioni që jo vetëm që e bën transformimin të thjeshtë, por edhe shumë realist.

FaceApp po i çmend të gjithë me ndryshimin e gjinive, dhe tundimit nuk i kanë shpëtuar as çifti i njohur Monica Ercoli dhe Lorik Cana.

Në fakt ka qenë Monica ajo e cila ka publikuar foton e saj dhe të ish-kapitenit në InstaStory, ku me sa duket i pëlqen shndërrimi.

‘S’dukem keq! Monico”, shkruan ajo për veten.

Por shndërrimi i Lorikut është akoma më argëtues me flokët e gjatë dhe makijazh, të cilin Monica e quan: Lorika.

FaceApp nuk është një aplikacion i ri pasi ka qenë në Android Store që nga shkurti 2017, por ai është rinovuar për të sjellë opsione të reja që i ofron falas.

Nëse dëshironi të provoni edhe ju këtë risi, atëherë ja çfarë duhet të bëni:

-Shkarkoni dhe instaloni aplikacionin FaceApp në Android-in tuaj.

-Hapni aplikacionin dhe pranoni kushtet e privatësisë.

-Pranoni qasjen në fotot tuaja: është e nevojshme të ngarkoni imazhe nga galeria.

-Zgjidhni një fotografi që e keni bërë tashmë ose përdorni kamerën për të bërë një të re. Imazhi duhet të ketë një ose më shumë fytyra që janë të qarta.

-Pasi fotografia të jetë ngarkuar në serverat FaceApp, mund të aplikoni efekte të ndryshme: nga plakja tek ajo që ne kërkojmë, ndryshimi i gjinisë. Klikoni saktësisht atje, në skedën “Genre”. Zgjidhni gjininë që dëshironi dhe FaceApp do të përpunojë imazhin.