MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Kjo e sotmja është bota e G-0, një botë pa lider…

23.06.2020 - 15:56

Mbledhja e udhëheqësve botërorë të këtij viti për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York është anuluar.

Lajmi për anulimin, i pari në historinë 75-vjeçare të KB-së, erdhi një javë pasi u anulua një takim i planifikuar i G7 në Camp David, dhe një muaj pasi G20 braktisi planet për një samit virtual.

Në një kohë kur natyra globale e sfidave më të ngutshme të ditës së sotme është më e dukshme se kurrë, instrumentet e multilateralizmit kanë ndaluar së funksionuari.

Implikimet janë edhe më keq sesa dukeshin në fillim.

Sigurisht, pandemia COVID-19, një krizë e shëndetit publik, kërkon veprim bashkëpunues, për një vaksinë. Dhe problemet ekonomike nuk kanë fund.

Por ky është vetëm fillimi i fatkeqësive të botës. Tensionet gjeopolitike janë gjithashtu në rritje, përfshirë në gadishullin Korean, përgjatë kufirit midis Kinës dhe Indisë, dhe midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Edhe aleanca transatlantike ka patur probleme serioze, me vendimin e fundit të Presidentit amerikan Donald Trump për të zvogëluar numrin e trupave amerikane në Gjermani.

Për më tepër, konkurrenca strategjike në Arktik po përshkallëzohet. Dhe avancimi i teknologjive transformuese si inteligjenca artificiale po sjell pasiguri serioze, dhe potencialisht të rrezikshme.

Secili prej këtyre zhvillimeve, individualisht, do të jetë mjaft shqetësues. Të marra së bashku, ato nënkuptojnë rreziqe katastrofike.

Nëse do të kishte ndonjë moment kur duhej multilateralizmi, ky është ai.

E megjithatë ka pak arsye për të besuar se do ta gjejmë, për një arsye të thjeshtë: në botën e sotme G-Zero, asnjë udhëheqës nuk posedon vullnet, vizion dhe ndikim për ta bërë atë të ndodhë.

Por kjo nuk do të thotë që ne duhet të dorëzohemi. Përkundrazi, ne duhet të bëjmë atë që është e mundur: ndjekjen e një qasjeje nga poshtë-lart dhe përdor shumë më mirë koalicionet e partneriteteve të vullnetshme, publike-private dhe pjesëmarrjes së shoqërisë civile.

Kjo qasje ndaj multilateralizmit është padyshim më e çuditshme sesa qasja tradicionale e drejtuar nga lart-poshtë.  Dhe mund të funksionojë vetëm kur interesat e vendeve mbivendosen.

Lajmi i mirë është se një mbivendosje e tillë mund të shihet në një larmi fushash, nga COVID-19 tek ndryshimi i klimës deri tek AI. Lajmi i keq është se institucionet e nevojshme për të lehtësuar një multilateralizëm të tillë, përfshirë Konventën Kornizë të KB për Ndryshimet Klimatike dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, po shkatërrohen.

Një botë G-Zero do të thotë se asnjë vend nuk ka fuqi ose ndikim të mjaftueshëm për të ndërtuar një kornizë të re globale për bashkëpunim.

Do të thotë gjithashtu se asnjë aktor nuk ka vendosur një drejtim për botën.

Shtetet e Bashkuara, vetëm SHBA, ka ndikimin e mjaftueshëm për të krijuar një axhendë të tillë të përbashkët të përqendruar në reformimin e kornizave ekzistuese.

Washington tramples on multilateralism with domestic laws

Megjithatë, Trump duket se nuk synon këtë. Shpejt pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë, Trump njoftoi tërheqjen e Amerikës nga marrëveshja e klimës në Paris 2015. Gjithashtu Trump ka ndërprerë marrëdhëniet e Amerikës me OBSH.

Me këtë ritëm, deri në kohën kur Trump të largohet nga detyra, edhe nëse ai votohet këtë nëntor, kornizat shumëpalëshe mund të jenë në rrezik.

Kushdo që e pason atë, do të luftojë për të zhbërë dëmin. Si një ndërtesë, një kornizë shumëpalëshe është shumë më e lehtë për t’u shkatërruar sesa është rindërtimi.

I takon pjesës tjetër të botës të sigurojë që kornizat ekzistuese për bashkëpunim global, të cilat janë thelbësore për multilateralizmin nga poshtë-lart, akoma funksionojnë.

Hapi i parë është të sigurohet që organizatat ndërkombëtare të kenë udhëheqës vërtet kompetent.

Procesi i vazhdueshëm i zgjedhjes së një drejtori të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Tregtisë ofron një mundësi thelbësore për të ndryshuar këtë praktikë, veçanërisht duke pasur parasysh rëndësinë e tregtisë ndërkombëtare dhe gjendjen e keqe të OBT-së.

Në një periudhë të afërt, mund të jetë e nevojshme gjithashtu që institucionet ndërkombëtare të bëjnë kompromise për të mbajtur vendet jo-bashkëpunuese por të fuqishme.

Përfundimisht, udhëheqja globale efektive do të fillojë përsëri, dhe bota mund të marrë pjesë në ndërtimin e një sistemi shumëpalësh më të mirë, të mbështetur nga interesat e përbashkëta dhe një ndjenjë e përgjegjësisë së përbashkët.

Ndërkohë, liderët politikë duhet të mbrojnë ato interesa dhe ta mbajnë atë përgjegjësi duke bërë çfarëdo që të duhet për të mbajtur sistemin aktual shumëpalësh, me të metat e veta, ashtu siç është, por gjallë.

Ana Palacio, një ish ministre e punëve të jashtme të Spanjës dhe ish nënkryetare e lartë dhe këshilltare e përgjithshme e Grupit të Bankës Botërore, është pedagoge në Universitetin Georgetown.

Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jean Claude-Juncker/ Project Syndicate

Bota ka nevojë për europianët…