Kreu i Shtetit u pyet lidhur me zgjedhjet, nëse do të vendosë një datë të përbashkët për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale.
Përballë gazetarëve Meta u shpreh për dekretimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre lokale, duke thënë se do të veprojë sipas kushtetutës dhe jo sipas logjikës së ngjarjeve.
“Pyetja është interesante, përgjigja është e qartë, Presidenti do të veprojë në raport me kushtetutën dhe jo si do të donte të vepronte me logjikën normale.
E kam thënë se për mua zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore duhet të ishin mbajtur dje, por unë do të përmbush detyrimet e mia ligjore dhe kushtetuese. Kjo çështje u përket palëve të tjera të interesuara”, deklaroi Meta.