MENU
klinika

Ja si shprehej ai!

A e vlerësonte Stefan Cvajgu Aleksandër Moisiun?

10.06.2020 - 06:30

Aleksandër Moisiu (1879-1935) ishte një ndër aktorët më të njohur të skenave evropiane të shekullit të kaluar dhe meriton plotësisht titullin Artist i Popullit. Veprimtaria dhe fama e tij ishte po aq e madhe sa edhe jeta në skenë që jetoi. Ai u vlerësua nga shumë figura dhe përsonalitete europiane më me famë se vetë ai.

Njëri nga admiruesit e tij më të mëdhej ishte edhe novelisti Stefan Cvajgu, i cili e shpreh në këtë mënyrë vlerësimin për Aleksandër Moisiun:

“Vetë mënyra se si afrohet, shkëndija e dritës në syrin e errët, hirësia në çdo gjest të trupit të tij, melodioz përherë dhe gjithmonë i ri me atë zjarr që i komunikohet edhe tjetrit të magjeps e të bën për vete…”

Më poshtë Cvajgu shkruan për të:

“Njeri i Jugut, gjithmonë njeri i jugut ai për të mos ngrirë, sjell me vete kudo diellin e vendit të tij. Ai ka nevojë për përzemërsi, përzemërsi njerëzore, për ngrohtësi ndjenjash për shokë e miq.

Ai është gjithnjë flakë, nuk mund të rrijë i ftohtë, fhotësia do ta mbyste, mërzia do ta dërrmonte…

Ai krijon me zotësinë e tij të çuditshme atmosferën e dashurisë shpirtërore, sidomos kur bisedimi ngrohet, sepse vetëm kështu e ndien veten se jeton…”