03.06.2020 - 16:40
Ujëvara Yosemite në Kaliforni krijon një pamje mahnitëse për personat që kishin fatin të ishin prezent.
Rrezet e para të dritës dhe rrjedha e ujit nga ujëvara Yosemite në Kaliforni formuan një pamje fantastike si në përralla.
Erërat e larta mundësuan që pikat e ujit nga ujëvara të shpërndaheshin dhe të shihet spektri shumëngjyrësh përballë shkëmbinjve.
Fotografi Greg Harlow po priste lindje e diellit kur pikat e ujit të ktheheshin në ngjyrë të kuqe. Ai ishte njëri ndër njerëzit e paktë që mund ta shihnin këtë pamje të bukur.