Aleatet e opozitës nuk munden te imponohen me propozimet e tyre as për ndryshimin e sistemit dhe as për krijimin e grupimeve politike brenda koalicioneve zgjedhore, pavarësisht kësaj disa prej tyre pritet të testohen të vetëm në zgjedhjet e ardhshme.
Në një interviste për“ABC News”, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka konfirmon se në zgjedhjet e ardhshme do të garojë nën siglën e forcës së tij politike dhe nuk do të hyjë në listat e Partisë Demokratike.
“Unë do të dal i pari në Durrës tek lista e Partisë Agrare Ambientaliste. Natyrisht do të ketë njëfarë organizimi të zgjedhjeve, por çdo lloj dakordësie që do të ketë unë do të ketë unë do të kandidojë i pari në siten e Partisë Agrare Ambientaliste në Durrës”, u shpreh ai.
Megjithatë Duka konfirmon se ky është një vendim i tij personal, duke qartësuar se Partia Demokratike ka detyrim ndaj aleatëve të tjerë që i sjellin vota, por nuk marrin mandate.
“Nëse kryetari i partisë do të sforcohet për të nxjerrë veten e vet deputet, nuk do të merret me mbledhjen e votave me rang kombëtar”, u shpreh ai.
Pas miratimit të Reformës Zgjedhore, opozita ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme dhe për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë.