MENU
klinika

Hap lokal në SHBA dhe gjejeni emrin që i vuri...!

Aktori i njohur nuk e harron Shqipërinë

19.06.2020 - 09:28

Jim Belushi është një nga aktorët më të mëdhenj me origjinë shqiptare, dhe për asnjë çast nuk ka nguruar të tregojë se nga vjen.

Ditët e fundit aktori ka vendosur të hapë një lokal në fermën e tij në Oregon, ndërsa emrin e lokalit e ka vendosur në gjuhën shqipe.

“Ëngjëll Cafe” është emri i lokalit të Jim Belushit, ndërsa ka postuar edhe një foto në rrjetet sociale, ku të shumta kanë qenë komentet e shqiptarëve që i përgjigjeshin me simbolin e flamurit tonë kombëtar.

Aktori është larguar nga kinematografia për t’u përkushtuar te kultivimi i marijuanës në fermën e tij.