MENU
klinika

Akuzat nga Gjykata e Hagës

Thaçi shtyn papritur konferencën e paralajmëruar

28.06.2020 - 16:29

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mbrëmjen e sotme kishte lajmëruar se do u drejtohej qytetarëve me një fjalim nga zyra e tij, për herë të parë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Hagë, për krime dhe tortura gjatë luftës.

Por ky lajmërim ka ndryshuar dhe Thaçi nuk do të dalë në konferencë mbrëmjen e sotme. Nga Zyra e Presidentit Thaçi kanë njoftuar se konferenca i tij shtyhet për nesër në orën 20:00.

Kujtojmë që Thaçi dhe kryetari i PDK-së Kadri Veselin akuzohen për krime lufte, vrasje të  paligjshme, zhdukje të trupave, e përndjekje.

“Motra dhe vëllezër, Miq të dashur! Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund”, shkruante Thaçi në postimin ku lajmëroi takimin e sotem.