MENU
klinika

"The Sun": Rregullore kundër covid-19

Anglia shpall të paligjshme tradhtinë… brenda shtëpisë!

01.06.2020 - 15:10

       Intimiteti brenda në shtëpi, por me një person tjetër, do të jetë i paligjshëm në Britani, për shkak të rregullave të reja kundër koronavirusit.

Sipas “The Sun”, qeveria është e vendosur që të hartojë udhëzime të reja kufizuese, ku përfshihet edhe klauzola përmes të cilës, ndalon rreptësisht, që dy vetë, jo të një familjeje, të mblidhen në një vend privat (shtëpi).

Rregullat e reja të bllokimit, do të renditen në ndryshimin e fundit në projektligjin për Rregulloren e Mbrojtjes së Shëndetit, Rregullorja 2020, që do të paraqitet në parlament.

Në dokument është një rregullore e re, që shprehimisht “ndalon takimin me këdo që nuk është i familjes, në ambientet e shtëpisë.

Në të, thuhet: “Asnjë person, nuk mund të marrë pjesë në një tubim që zhvillohet në një vend publik ose privat dhe përbëhet nga dy ose më shumë persona”.

Rregullorja ndalon që “dy ose më shumë njerëz, të jenë të pranishëm së bashku në të njëjtin vend, me qëllim që të angazhohen në çdo formë bashkëveprimi shoqëror mes tyre, apo të ndërmarrin ndonjë veprimtari tjetër, me njëri-tjetrin”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Drosten: Në Gjermani pak risk nga një valë e dytë COVID-19

‘Mund të ketë shpërthime lokale, nga vjeshta’

Koronavirusi/ Paralajmërimi i FMN-së

“Depresioni më i thellë që nga vitet ’30”

Çfarë ndodh pas shërimit nga Koronavirusi?

“Dëmi mund të jetë i përhershëm”!