MENU
klinika

La Liga, Java 31

Atletico Madrid bën hap të madh për Champions

23.06.2020 - 20:31

Atletico Madrid ka marrë një fitore me shumë vlera sa i përket pozicionit të vendit të tretë dhe pjesëmarrjes në Champions League sezonin e ardhshëm. Të besuarit e Simeones fituan 0-1 në fushën e Levantes dhe tashmë “blindojnë” vendin e tretë.

Ndeshja është vendosur nga një autogol i Gonzales në minutën e 15-të. Natyrisht, ndeshja pati edhe episode të tjera, por nuk ishte e thënë të shënohej më gola.

Fitorja e tretë radhazi për Atleticon, që e sheh veten nga vendi i gjashtë në të tretin, 2 pikë para Sevilla-s, por 6 pikë nga vendi i pestë. Levante ndodhet në mesin e renditjes dhe e qetë për vijimin.

Ndeshja tjetër e orës 19:30, ajo mes Valladolid dhe Getafes përfundon në barazim 1-1. Një pikë që vlen për Getafen, pasi ka mundësi të kapë zonën Champions, por edhe Valladolid nuk ka shpëtuar ende.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN