MENU
klinika

La Liga, Java 30

Real Madrid vuan, por merr kreun

21.06.2020 - 23:02

Real Madrid ka arritur Barcelonën në krye të renditjes, por është i pari për nga ndeshjet direkte. Los Blancos fituan 2-1 në fushën e Sociedad, në një nga transfertat më të vështira.

Pjesa e parë përfundoi në barazim 0-0. Ramos është i pagabueshëm në 50’, teksa është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Një penallti që është fituar nga Vinicius dhe që është konfirmuar pas ndërhyrjes së VAR-it. Ramos kalon Koeman si një nga mbrojtësit që shënojnë më shumë. Para tij është vetëm Hierro.

Ndërsa Karim Benzema ka dyfishuar avantazhin e Real Madrid në minutën e 71-të. Një gol që është konfirmuar pas ndërhyrjes së VAR. Tri minuta më herët, Sociedad kishte barazuar me një gol të bukur të Januzaj, por VAR e ka anuluar për pozicion jashtë loje.

Vendasit ngushtojnë në 83’ me Merino dhe minutat e fundit ishin shumë të luftuara. Emocione deri në fund, por nuk ka gola dhe Real Madrid largohet me 3 pikë nga Sociedad, që mund të jetë ato të titullit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola