MENU
klinika

La Liga, Java 30

Mjafton Vitolo, Atletico kap vendin e tretë

20.06.2020 - 23:02

Ka mjaftuar një gol për të marrë suksesin e radhës në shtëpi për Atletico Madrid, që fiton 1-0 ndaj Valladolid. Kjo fitore e ngjit formacionin e Diego Simeones në vendin e tretë në La Liga, cka do të thotë pjesëmarrje në Champions për sezonin e ardhshëm.

Siç e tregon edhe rezultati, nuk ka qenë një fitore e lehtë për skuadrën e Diego Simeone-s. Colchonero-s, në fakt, i kanë siguruar tri pikët në minutën e 81-të falë Vitolo-s.

Mesfushori spanjoll, i aktivizuar në minutën e 73-të, ka qenë në vendin e duhur në momentin e duhur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN