MENU
klinika

La Liga, Java 30

Messi nuk shënon dot të 700-in, ndalet Barça

19.06.2020 - 22:58

I kishte shënuar 37 gola në 38 ndeshje, por sonte ndalon dhe nuk arrin dot të shënojë as të 700-in në karrierë. Fjala është për Messin që nuk realizoi dot ndaj “viktimës” së preferuar, Sevilla. Barcelona ndalet në transfertë 0-0 ndaj Sevilla-s dhe ky rezultat shkon në favor të Real Madrid.

Leo Messi ka shpëtuar pa u ndëshkuar në fundin e pjesës së parë. Ylli i Barçës ka pasur një përplasje me mbrojtësin e vendasve Diego Carlos, duke e shtyrë këtë të fundit. Një gjest ky që mund t’i kishte kushtuar Pleshtit, por që nuk është ndëshkuar nga arbitri.

Suarez ishte titullar dhe luajti për 90 minuta, Griezmann u fut në pjesën e dytë, por kjo nuk mjaftoi. Madje Barcelona mund të ishte ndëshkuar. Katalanasit në fund lënë dy pikë të vyera në luftën për titull.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola