MENU
klinika

Fitorja me Valencian

Real Madrid vendosi rekord dhe kaloi Barçën

19.06.2020 - 10:59

Dy fitore pas rinisjes së futbollit në Spanjë dhe mbrëmë ndaj Valencias (3-0) ekipi i Real Madrid ka vendosur një rekord në La Liga. Në të gjithë historinë, asnjëherë nuk ishte regjistruar një ekip me 20 shënues të ndryshëm gjatë sezonit.

Ky është rekordi i ri që Real Madridi vendosi dje “Di Stéfano de Vadebebas”, falë golit emocional të shënuar nga Marco Asensio, kur mundi Cillessen vetëm 29 sekonda pasi u hodh në fushë. Majorkani ishte jashtë fushave për 330 ditë, pas dëmtimit të rëndë të pësuar në SHBA, pothuajse 11 muaj më parë.

Goli i tij përfshihet në një listë, që e bën Real Madridin ekipin më koral në historinë e La Liga-s. Rastësisht, goli i 3-0 i Benzema ndaj Valencias e vendosi ekipin e bardhë përpara Barcelonës në historinë e golave të La Liga-s (6159 ndaj 6158).

Nga skuadra aktuale në dispozicion të Zidane mbeten vetëm tre lojtarë, që nuk kanë shënuar asnjë gol në këtë edicion: Militao, Mendy dhe Brahim. Mbrojtësi qendror ka luajtur pak (662 minuta), duke pasur parasysh që Varane dhe Sergio Ramos janë pronarët absolutë të atij roli.

Si Mendy, i cili po ndan minutat me Marcelo, që saktësisht shënoi të dielën e kaluar, kundër Eibar, golin e tij të parë në këtë kampionat. Në listë mungon edhe Brahim, i cili ka luajtur shumë pak në kampionat (vetëm 23 minuta), por që e ka prishur “agjërimin” në Kupën e Mbretit. Natyrisht, gola nuk kanë shënuar edhe portierët, por kjo është e logjikshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN