MENU
klinika

La Liga, Java 29

Dopietë e Benzema dhe Asensio, Real nuk fal

18.06.2020 - 23:00

Real Madrid nuk fal edhe në ndeshjen e dytë pas rifillimit, duke shënuar sërish 3 gola në shtëpinë e tij në “Alfredo Di Stefano”, por kësaj here ndaj rivali më të fortë dhe pa pësuar gol.

Real Madrid pati mundësinë të kalonte në avantazh shpejt, por Eden Hazard gaboi gjithçka. Valencia shënoi më pas me anë të Rodrigos në minutën e 21′ një gol mjaft të bukur, por fatkeqësisht për ekipin e tij ndërhyri VAR. Teknologjia ishte fatlume për Real. Mbyllet 0-0 pjesa e parë.

Në të dytën, “Los Blancos” iu fal sulmuesit Karim Benzema. Francezi gjeti golin në minutën e 61′ pas një pasimi të mirë të Eden Hazard. Një aksion fantastik i madrilenëve me Modric-Hazard dhe Bale.

Real ka shënuar golin e dytë ndaj Valencias në minutën e 74′. Një rikthim fantastik në fushë për Asension. Sulmuesi u hodh në fushë në minutën e 73′ dhe realizoi një supergol me një goditje fluturimthi. Asnjë shans për Cillessen për të shmangur 2-0.

Por nuk mbaron këtu, Benzema shënon golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin në 87′, duke vulosur fitoren. Benzema shkon në kuotën e 16 golave, 5 më pak se Messi kryesues. Real Madrid në vend të dytë sërish, -2 pikë nga Barcelona.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN