MENU
klinika

La Liga, Java 29

Atletico Madrid triumfon me “manita” në Osasuna

17.06.2020 - 22:57

Pas ndalesës në rifillim të La Liga-s, Atletico Madrid ka marrë një fitore të thellë në tranfertë ndaj Osasunës. Një sukses që e fut Atleticon në garë për një vend në Champions League.

Jao Felix shënoi në pjesën e parë në 27’ dhe me kaq u mbyll pjesa e parë. Në të dytën erdhi furia bardhekuqe, ku realizuan njëri pas tjetrit, sërish Jao Felix në 56’, Lorrente në 79’, Morata në 82’ dhe Carrasco në 88’.

Me këtë fitore bindëse, Atletico Madrid merr vendin e katërt, 2 pikë para Real Sociedad, me këtë të fundit që ka një ndeshje më pak. Janë edhe 9 javë deri në fund për t’u luajtur në La Liga.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN