MENU
klinika

La Liga, Java 29

Barcelona bën detyrën, Messi -1 larg 700 golave

16.06.2020 - 22:55

Barcelona bën detyrën në shtëpi ndaj Leganes, duke mposhtur këtë të fundit 2-0. Një sukses që e con në 5 pikë diferencën më Real Madrid, por ky i fundit do të luajë pasnesër ndeshjen e vet në shtëpi me Valencian.

Nuk ishte shumë e lehtë për të carë mbrojtjen e Leganes. Goli i parë do të vinte në minutën e 42-të, kur Ansi Fati shënjestron cepin e portës me një gjuajtje në hyrje të zonës. Kaq për pjesën e parë.

Në të dytën Barcelona rrit ndjeshëm ritmin, por temperaturat e larta edhe në këtë orë të vonë bënë të vetën. Gjithsesi, Messi edhe njëherë tjetër është protagonist. Në një aksion individual, ai hyn në zonë dhe merr penallti.

Nga pika e bardhë është Messi që realizon, duke dyfishuar shifrat. I 699-i gol në karrierën si profesionist për Messin, i 21-i për këtë sezon në La Liga, duke udhëhequr listën e shënuesve, 7 më shumë se Benzema. Në fund Barcelona mund të kishte të paktën edhe 1 gol, por mjaftoi 2-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Argjentinasi mbetet te Barça

Rinovimi i Messit, 150 mln euro për 3 vjet