MENU
klinika

Argjentinasi mbetet te Barça

Rinovimi i Messit, 150 mln euro për 3 vjet

15.06.2020 - 13:31

Më 24 qershor ai mbush 33 vjeç, por edhe pse veteran tashmë, Lionel Messi do të vijojë të jetë më i paguari në botë. Messi është gati të firmosë kontratën e radhës me Barcelona dhe këtë herë do të jetë një armë me peshë dhe ajo që do të mbyllë karrierën e argjentinasit në “Camp Nou”.

U përfol shumë për të “mallkuarën” klauzolë për prishje kontrate që ekzistonte dhe vetë numri “10”, fitues i gjashtë “Topave të Artë”, kishte dyshimet e tij. Pikëpyetje që i ka zgjedhur duke reflektuar gjatë karantinës dhe tani Messi është gati të përjetësohet. Idhull te Barcelona dhe në “Camp Nou”, nuk mund të tradhëtojë atë klub që i dha karrierën duke e rritur.

Pritet që gjatë kësaj jave i ati i Leos të takohet me Bartomeun dhe të nisin kështu bisedimet edhe për rrogën, që duhet të prekë 50 mln eurot në sezon për 3 vite, duke vazhduar të jetë më i paguari në botë. Klauzola do të fshihet dhe aventura e Leos te blaugrana do të vazhdojë, për gjithë gëzimin e tifozëve katalanas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN