MENU
klinika

Superliga e Kosovës, Java 25, renditja

Ballkani i kthehet fitores dhe garës për titull

21.06.2020 - 18:41

Ka përfunduar java 25 e Superligës në Kosovë, teksa kreu është ngjeshur dhe gara do të jetë e ndezur deri në fund. Ballkani është rikthyer te fitorja, cila mungonte prej 5 ndeshjesh, teksa  kanë mposhtur në shtëpi Trepça 89 me rezultatin 3-1.

Për vendasit shënuan Topalli në pjesën e parë dhe Krasniqi me Dakun në pjesën e dytë, ndërsa golin e vetëm për mitrovicasit e shënoi Arbër Manaj në minutën e 23’. Me këtë fitore Ballkani shkon në kuotën e 49 pikëve dhe renditet në vendin e 3-të, me 3 pikë më pak se Drita kryesuese, ndërsa Trepça ngel në vendin e 9-të me 27 pikë.

Ndeshja tjetër ishte edhe ajo mes Llapit dhe Feronikelit, me këta të fundit që triumfuan me rezultatin 2-1, në një ndeshjes shumë të luftuar. Golat e Zekës në minutat e 7’ dhe 82’, e bënë të pavlefshëm golin e Ramadanit në minutën e 19’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola