MENU
klinika

Java 25

Drita nis shkëputjen në Superligën e Kosovës

19.06.2020 - 18:27

Pasi ka marrë kreun një javë më parë, Drita e Gjilanit vijon të konfirmohet si pretendentja kryesore për të fituar titullin kampion në Superligën e Kosovës, teksa pasditen e sotme bëri detyrën në shtëpi përballë Ferizajt, duke fituar me rezultatin 2-0.

Miqtë, që kanë si objektiv mbijetesën, rezistuan mirë në pjesën e parë, duke arritur të mbajnë portën e paprekur, por sfida u zhbllokua që në fillim të 45-minutëshit të dytë, kur arbitri akordoi një 11-metërsh për vendasit.

Ekzekutimi ne penalltisë e mori përsipër sulmuesi kryesor i gjilanasve Kastriot Rexha, i cili gjuajti saktë dhe i dha avantazhin Dritës, ndërsa në minutën e 77’ ishte Astrit Fazlliu që vulosi suksesin, duke shënuar edhe golin e dytë.

Me këtë fitore Drita shkëputet në krye me 52 pikë, 5 më tepër se Prishtina e vendit të dytë, që do të luajë nesër në mbrëmje ndeshjen e saj dhe do të ketë mundësi të reduktojë sërish distancën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola