MENU
klinika

Murali-protestë

Banksy djeg flamurin amerikan!

07.06.2020 - 07:41

        Pas protestave dhe tubimeve të ditëve të  fundit në SHBA, Banksy është shfaqur me një mural të ri.

“Njerëzit me ngjyrë, po dështojnë”, – ka shkruar artisti i njohur anonim, duke aluduar në vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd.

Banksy ka shfaqur mbështetjen e tij kundër vrasjeve raciste në SHBA, me thirrjen “Jetët e zezakëve vlejnë”.

Murali shfaq skenën e një vigjiljeje, ku qiriu djeg flamurin amerikan.

Më pas, artisti që mbetet gjithnjë anonim, ka publikuar muralin e realizuar edhe në rrjetin social Instagram, duke shkruar; “Fillimisht, mendova që duhet ta mbyll gojën dhe t’ua lë zezakëve, të merren me këtë çështje. Por, pse ta bëj këtë? Nuk është problemi i tyre, është problemi im”.

Më pas, duke kritikuar “sistemin e të bardhëve”, ai ka thënë, se “ky është një problem i të bardhëve dhe këtë, duhet ta zgjidhin ta vetë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Racizëm dhe... shekull i ri!

“Kudo Polici, askund Drejtësi”

Regjisori amerikan: Do t'ju kthehemi masivisht!

Pamje “sureale” nga SHBA, policia shtyp protestuesit