MENU
klinika

La Liga, Java 28

Barcelona e rinis me “marshin e katërt”

13.06.2020 - 22:59

Barcelona e ka rinisur në mënyrën më të mirë kampionatin, duke fituar 3-0 në fushën e Mallorca. Një sukses që e con në 5 pikë diferencën prej kryesueseje me Real Madrid, por me këtë të fundit që një ndeshje më pak dhe do të luajë nesër në shtëpi ndaj Eibar.

Dy minuta i kanë mjaftuar Barcelona-s për të gjetur golin e avantazhit ndaj Mallorcas. Katalanasit kanë gjetur golin me një goditje të bukur me kokë të Vidal, i cili ka marrë një asist perfekt nga Jordi Alba.

Barcelona ka dyshuar në minutën e 37-të. Goli është realizuar nga Braithwaite, i cili nuk ka gabuar brenda zonës së rreptësisë. Edhe Messi ka qenë protagonist në aksionin e golit, duke dhënë një asist të bukur me kokë.

Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 80’ vjen edhe goli i nokautit me Jordi Alba. Barcelona pati edhe raste të tjera. Dhe nuk mund të mungonte Messi me një gol në 93’, teksa sonte ishte me një “look” të ri, pa mjekër. Messi ngjitet në kuotën e 20 golave.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN