MENU
klinika

Lajmet nuk janë të mira!

BB një tjetër vlerësim për ekonominë globale

15.06.2020 - 06:32

Në një vlerësim kthjellues të ekonomisë botërore, Banka Botërore tha se pret që GDP globale të tkurret me 5.2% këtë vit, duke sjellë recesionin e katërt më të thellë qysh prej 1900 dhe më të rëndin nga fundi i luftës së dytë botërore.

Ekonomitë e vendeve të pasura projektohen të tkurren mesatarisht me 7%, dhe tregjet në zhvillim me 2.5%, rënia më e madhe në grup për vendet në zhvillim prej të paktën 60 vjetësh. Të ardhurat për frymë do të bien me 3.6%, duke shtyrë miliona njerëz në varfëri ekstreme.