MENU
klinika

"Rimëkëmbja"

BE: Pa reforma nuk ka fonde!

02.06.2020 - 13:05

Shtetet anëtare që duan burime nga Fondi i Rimëkëmbjes do të duhet të paraqesin plane, në të cilat ata do të duhet të bëjnë të qartë se cilat reforma synojnë të stimulojnë rriten dhe forcojnë ekonomitë e tyre kundër krizave, deklaroi nënkryetari i Komisionit të BE, Valdis Dombrovskis.

“Nëse nuk ka reforma, padyshim nuk do të ketë as para’. Kjo është një pasojë logjike”, shpjegon ai duke këmbëngulur në investimet që “i bëjnë ekonomitë më digjitale dhe më të gjelbra”.

“Në fakt fondet do të paguhen vetëm kur përmbushen objektiva të caktuara të reformës, të cilat do të përcaktojnë fazat e arritura të investimeve”, shtoi ai.

“Në përgjithësi, pengesat burokratike për fondin nuk do të jenë shumë të larta, por duhet të sigurohemi që planet e qeveritë në të vërtetë të iniciojnë reformat e nevojshme. Natyrisht bëhet fjalë për investime dhe reforma që i bëjnë ato ekonomi më dixhitale dhe më të gjelbërta”, shton Dombrovskis.