MENU
klinika

Pretendime të rënda ndaj tij

Bëri historinë e kinemasë, filmi përballet me më të papritshmet

10.06.2020 - 16:52

““Gone with the wind” është një prodhim i kohës së vet dhe përshkruan disa prej paragjykimeve etnike dhe racore që, për fat të keq, kanë qenë në rend të ditës në shoqërinë amerikane. Këto përfaqësime raciste ishin të gabuara atëherë dhe janë sot dhe ne menduam se mbajtja e këtij titulli pa një shpjegim dhe një denoncim i atyre përfaqësimeve do të ishte i papërgjegjshëm”, shpjegoi një zëdhënës i “Hb Max”.

Kur ta kthejmë filmin në “HBO Max”, ai do të kthehet me një diskutim për kontekstin e tij historik dhe një denoncim të atyre përfaqësimeve të njëjta, por do të paraqitet ashtu siç u krijua fillimisht, sepse përndryshe do të ishte njësoj si të thuash që këto paragjykime nuk ekzistonin kurrë. Nëse duam të krijojmë një të ardhme më të drejtë, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse, së pari duhet ta njohim dhe kuptojmë historinë tonë”, -shtoi zëdhënësi.

Një ndër filmat që ka bërë historinë e

Filmi që ka bërë historinë e kinemasë amerikane, dhe botërore, bazuar në romanin me të njëjtin titull të Margaret Mitchell, i vitit 1939, me regji të Victor Fleming, me aktorin kryesor Clark Gable, ka fituar 8 çmime “Oscar”.

I ambientuar gjatë Luftës Civile në Amerikë, tregon historinë e Rossella O’Hara, interpretuar nga Vivien Leigh, vajza e pronarit të në plantacioni në Georgia. Hattie McDaniel, që në film interpreton personazhin e Mami, që kujdeset për Rossella-s, ishte e para aktore afro-amerikane që ka fituar një “Oscar”.