MENU
klinika

E akuzuan për përdhunim

Justin Bieber ngre padi ndaj 2 grave

27.06.2020 - 13:19

Justin Bieber ka ngritur një padi prej 20 milionë dollarësh për shpifje ndaj dy grave që e akuzuan për përdhunim.

Javën e kaluar dy vajza me anë të një postim në Twitter pretendonin se këngëtari, 26 vjeç, i sulmoi seksualisht dhe i përdhunoi në 2014 dhe 2015 përkatësisht kur ishte në një lidhje me Selena Gomez.

Menjëherë pas këtij postimi Justin publikoi në internet një seri mesazhesh ku mohoi pretendimet e gruas së parë, duke thënë se ai ishte me Selenën në atë kohë dhe jo në vendin ku akuzuesja tha se e përdhunoi atë, por pritet që të komentojë publikisht për pretendimet e gruas së dytë.

Dokumentet ligjore tregojnë se Justin po hedh në gjyq dy gratë për 10 milion dollarë (8 milion £) dëmshpërblim secila. Avokatët e Justin thonë se pretendimet e tyre janë “në të vërtetë të pamundura dhe kundërshtohen si nga provat e padiskutueshme dokumentare ashtu edhe nga pranimet e vetë individëve”.

Akuzuesja e parë, e cila ka fshirë postimet, pretendoi se ishte sulmuar nga këngëtari në Austin, Teksas, më 9 mars 2014, në një dhomë hoteli. Ekipi juridik i Justin thotë se ai nuk qëndroi atje atë natë dhe “ka dëshmitarë të shumtë dhe prova dokumentare për të kontestuar” “gënjeshtrën e saj të keqe”. Ai thotë se qëndroi në “Airbnb” dhe e kaloi mbrëmjen me ekipin e tij dhe Selena-n.

Dokumentet tregojnë se skuadra e tij ka paraqitur gjithashtu prova që përfshijnë detaje dhe faturat e pronës me qira ku qëndruan Bieber dhe Gomez, bashkë me miqtë, si dhe informacione nga hoteli “Westin” ku qëndruan natën tjetër”.

Ndërsa mesazhet e vajzes së dytë janë akoma live në Twitter. Ajo pretendon se është sulmuar nga këngëtari më 5 maj 2015, pasi ai e ftoi atë përsëri në hotelin e tij në New York.

Avokatët e Justin thonë se pretendimet e saj janë “në të njëjtën mënyrë faktikisht të pamundura, kundërshtohen nga vetë deklaratat e saj të shkruara paraprakisht, mbështeten vetëm nga tekste të falsifikuara”.