MENU
klinika

Premier League, Java 30

Brighton përmbys në limite Arsenalin

20.06.2020 - 17:08

Pas barazimit 1-1 mes Watford dhe Leicester, Premier League ka vijuar me javën e 30-të, ku Brighton mposhti në shtëpi 2-1 Arsenalin në sekondat e fundit të ndeshjes.

Një fitore me shumë vlera për vendasit, që i largohen fundit, ndërsa Arsenal pëson dy humbje radhazi pas asaj së mesjavës ndaj Cityt (ndeshje e prapambetur).

Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim dhe me një dëmtim të frikshëm të pësuar nga portieri i miqve, i cili është larguar me barrelë në minutën e 40-të për shkak të një dëmtimi të pësuar në gju, miqtë kanë gjetur golin e avantazhit në minutën e 68-të me një magji të Pepe.

Gjithsesi, festa e Topçinjve ka zgjatur shumë pak pasi Brighton ka barazuar në minutën e 75-të me Dunk, me këtë të fundit që ka përtuar nga një rrëmujë në zonën e rreptësisë. Kur mendohej se takimi do të mbyllej në barazim, ka ardhur goli i Maupay që ka shtangur londinezët dhe u ka dhuruar vendasve tri pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN