MENU
klinika

Premier League, Java 30

Tottenham dhe United ndalin njëri-tjetrin

19.06.2020 - 22:16

Pas dy ndeshjeve të prapambetura, Premier League ka vijuar me javën e 30-të. Norwich humbi 0-3 me Southampton, me vendasit që tashmë thuajse bien nga kategoria, ndërsa miqtë thuajse siguruar qëndrimin. Ndërsa ndeshja e mbrëmjes Tottenham-Manchester United përfundoi në barazim 1-1.

Ishin vendasit e Tottenham që realizuan të parët në minutën e 27-të me anë të Bergwijn. Një ndeshje e luftuar, me sulme nga të dyja krahët. Pjesa e parë përfundon 1-0 në favor të Spurs.

Edhe pjesa e dytë kishte ritëm të kënaqshëm. Në minutën e 81-të miqtë nga Manchester barazojnë me Fernandes në 81’, pas ekzekutimit të saktë të penalltisë. Mbaron 1-1, të dy ekipet ndalin njëri-tjetrin në objektivat e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN