MENU
klinika

Premier League, Java 28

City nuk fal në ristart, shtyn festën e Liverpool

17.06.2020 - 21:59

Ka rifilluar edhe Premier League. Manchester City ka fituar në shtëpi 3-0 ndaj Arsenalit, duke shtyrë kështu festën e titullit Liverpool-it edhe në rast se arrin të fitojë derbin me Evertonin. Kjo ishte ndeshje e prapambetur.

Manchester City ka gjetur golin në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Sterling dërgoi topin në rrjetë për 1-0 pas një gafe të David Luiz. Mbrojtësi gaboi duke mos u pozicionuar mirë dhe i fali topin sulmuesit anglez. Ky i fundit me një goditje të fortë mposhti Lenon që nuk kishte asnjë shans kundrejt tij.

City ka dyfishuar avantazhin pas fillimit të pjesës së dytë. Autori i golit ka qenë Kevin de Bruyne, i cili ka transformuar në gol një penallti të shkaktuar nga David Luiz, i cili është ndëshkuar me karton të kuq. Golin e trete e realizoi ne fund Foden.