MENU
klinika

Sezoni paspandemi...

Caravaggio çel muzetë e Romës

17.06.2020 - 08:48

Një nga pikturat më të famshme të Caravaggio-s, “Djali i kafshuar nga hardhuca”, u ekspozua në Romë, teksa një ekspozitë e re mbi mjeshtrin e vjetër italian u hap të martën, në muzeun ”Capitolini”.

“Piktura mund të ketë një kuptim alegorik dhe ndoshta i referohet dhimbjes që mund të rezultojë nga dashuria” – është përshkrimi nga Galeria Kombëtare në Londër, që zotëron një version të saj.

Një tjetër version i “Djali i kafshuar nga hardhuca”, pjesë e koleksionit të historianit të artit italian, Roberto Longhi, është në qendër të ekspozitës në Romë.

Shfaqja, e gjitha nga koleksioni personal, me qendër në Firence, përfshin rreth 40 vepra të tjera nga piktorë të shekullit XVII, frymëzuar nga Caravaggio.

”Ekspozita me pikturat e Caravaggio-s, shënon një sezon të ri ekspozitash pas kësaj periudhe bllokimi dhe është një mënyrë e shkëlqyer e rihapjes së muzeve tona” – deklaroi kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi, në një deklaratë për mediet.

Caravaggio (1571-1610) është i njohur për përdorimin e tij revolucionar të “chiaroscuro”, një teknikë që përfton një realizëm të fortë, me dritë-hijet tipike dramatike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Caravaggio, vepra 150-milionëshe

Në ankand pas 4 shekujsh