MENU
klinika

A funksionon vërtetë?!

Çfarë është trajtimi i kyçeve me regenokinë?

24.06.2020 - 16:35

Regenokina është një trajtim anti-inflamator për dhimbjen e kyçeve dhe inflamacionin. Procedura injekton proteina të dobishme të mbledhura nga gjaku juaj në nyjet e prekura.

Trajtimi u zhvillua nga Dr. Peter Ëehling, një kirurg gjerman  dhe është aprovuar për përdorim në Gjermani. Shumë atletë të shquar, përfshirë Alex Rodriguez dhe Kobe Bryant, kanë udhëtuar në Gjermani për trajtimin e Regenokine dhe thanë se kjo lehtëson dhimbjet. Regenokine është e ngjashme me terapinë me plazmë të pasur me trombocitet (PRP), e cila përdor produktet e gjakut për të ndihmuar në rigjenerimin e indeve në një zonë të dëmtuar.

Cfarë  është Regenokine?

Në zhvillimin e tij të hershëm të Regenokine, Ëehling trajtoi me sukses kuajt arabë që kishin pësuar lëndime në nyje. Pasi vazhdoi studimin e tij me njerëzit, formulimi i Ëehling u miratua për përdorim njerëzor në 2003 nga ekuivalenti gjerman i FDA.

Procedura përqendron proteinat në gjak që luftojnë inflamacionin dhe nxisin rigjenerimin. Serumi i përpunuar injektohet përsëri në nyjen e prekur. Serumi nuk ka qeliza të kuqe të gjakut ose qeliza të bardha të gjakut që mund të shkaktojnë acarim. Serumi mund të quhet gjithashtu serum i kushtëzuar autolog, ose ACS.

Mjeku mund të përdorë ultratinguj si një ndihmës imazherie për të pozicionuar me saktësi vendin e injektimit. Nëse serumi ka mbetur, ai mund të ngrijë për t’u përdorur në të ardhmen. Studimet mbi Regenokine tregojnë se është efektive në shumicën e njerëzve, por jo të gjithë.

Materiali i klinikës Ëehling thotë se ata e konsiderojnë të suksesshëm trajtimin e Regenokine kur dhimbja ose funksionimi i një pacienti përmirësohet me 50 përqind. Ata përdorin pyetësorë standardë për njerëzit që kanë marrë trajtimin për të vlerësuar efektin e tij. Klinika vlerëson se rreth 75 përqind e personave me osteoartritin e gjurit në fazën e mesme dhe dhimbje do të kenë sukses me trajtimin. Mjekët amerikanë të licencuar për të përdorur Regenokine kanë një normë të ngjashme suksesi.

Është  treguar që kjo metodë mund të shtyjë nevojën për një zëvendësim të nyjeve  ose në disa raste edhe mund ta shmang atë në disa njerëz.