MENU
klinika

UEFA jep vendimin më 17 qershor

Champions League, finalja më 23 gusht në Lisbonë?

12.06.2020 - 11:53

Finalja e Ligës së Kampionëve për sezonin 2019-2020 do të luhet në Lisbonë më 23 gusht. Është ky lajmi që vjen nga gazeta spanjolle “AS” që konfirmon se kandidatura e kryeqytetit portugez është më e avantazhuar kundrejt Madridit për të pritur finalen e kompeticionit më të rëndësishëm për klubet në Europë.

Vendimi, aktualisht jo zyrtar i Turqisë për t’u tërhequr nga organizimi i finales së Stambollit ka rritur kuotat e Lisbonës për të pritur pjesën e mbetur të sezonit 2019-2020 të Ligës së Kampionëve që ka në dispozicion disa stadiume për të zhvilluar raundin çerekfinal, gjysmëfinal dhe finalen e kompeticionit.

Një tjetër faktor që favorizon kryeqytetin portugez është fakti që në stadiumin e Real Madrid po kryhen punime dhe impianti i vetëm që mund të mirëpres turneun do të ishte “Wanda Metropolitano” i Atletico Madrid. Gjithçka do të vendoset në mënyrë zyrtare në mbledhjen e mesjavës së ardhshme të UEFA-s, me datën e rifillimit që parashikohet të jetë 8 gushti.

Stadiumi i Benfica-s, “Da Luz” pritet të jetë impianti ku do të mbahet finalja e madhe, por nuk përjashtohet që vend pritës së jetë edhe “Alvalada”. Pandemia e Covid-19 pezulloi turneun në fazën e 1/8-ave të saj, ku 4 nga 8 skuadra ende nuk e kanë siguruar kalimin në raundin çerekfinal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN