MENU
klinika

Vendimi merret më 17 qershor

Finalja e Champions nuk do të luhet në Stamboll?

30.05.2020 - 11:25

Një e nga një ligat në Europë po rinisin, për t’i shkuar deri në fund sezonit në fushën e lojës. Në Itali, Spanjë dhe Angli po bëjnë nxemjen, ndërsa në Gjermani po luhen ndeshjet e kampionatit. Por edhe UEFA është e vendosur të fillojë aty ku ndaloi me dy kompeticionet e saj.

Gjatë ditëve të fundit është folur shumë për formula alternative, për çerekfinalet me një ndeshje të vetme, në fushë neutrale, si dhe gjysmëfinalet dhe finalja të përfshira në një “Final Four”, që do të luhen në një vend të vetëm. Finalja është planifikuar në Stamboll, por sipas raportimeve nga “New York Times”, qyteti në fjalë turk do të heqë dorë nga pritja e këtij aktiviteti.

Dëshira do të ishte që të ktheheshim në finalet e edicioneve të mëparshme, por duke pasur parasysh se si janë gjërat nga Covid-19, këtë vit do të luhet pas dyerve të mbyllura. Pra, ndoshta në një “Atatürk” të shkretë. UEFA ka lëvizur tashmë për të gjetur një vend alternativ, të gatshëm për të pritur edhe gjysmëfinalet, veç finales.

Ndër hipotezat e para është transferimi i këtyre ndeshjeve në Gjermani ose Portugali. Kjo është një zgjedhje e rëndësishme. Duke marrë parasysh që ndeshjet do të luhen pa spektatorë, sigurisht që kjo e bën më të lehtë organizimin.

Një zëdhënës i UEFA-s, duke folur për AFP, evidentoi situatën: “Ne po shohim të gjitha opsionet që lidhen me kalendarin dhe formatin. Ende nuk është marrë asnjë vendim, por ai duhet të jetë verdikt i mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv më 17 qershor.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN