MENU
klinika

"Çmimi i riskut 33% më i lartë se në 2018..."

Ish-zv.ministrja e Financave: E vërteta e Eurobondit!

11.06.2020 - 13:42

Në debatin e madh për Eurobondin, të cilin vetë Kryeministri Rama e quajti një sukses të jashtëzakonshem, ish-numri dy i Financave ne Qeverine “Rama”, Irena Beqiraj ka analizuar sot me shifra se “Norma e interesit 3.625% nuk ka asgjë spektakolare”.

Ne nje shenim te bere ne faqen e saj ne Facebook, ajo shkruan se eshte pikerisht cmimi i riskut ai që tregon perceptimin që kanë investitorët për riskun e Shqipërisë.

E ky cmim sipas saj, në vitin 2020 rezulton 0,85%, ose 33% më i lartë se në 2018.

“Por a është ky një rezultat spetakolar? Këtë nuk di ta them. Taksisti im mendon që është besim i madh që të huajt jane gati ti japin hua Shqipërisë. E drejtë, fundja të huajt njësoj si taksisti nuk janë budallenj”- ironizon ajo.

Postimi i Irena Beqirajt

Eurobondi dhe Krahasimi me Gjermaninë.

Nëse pyet një bankier do të shpjegonte: “për vlersimin e Eurobondit na duhet të krahasohemi me Gjermaninë dhe të gjithë vendet obligacionet qeveritare të të cilave janë të klasifikuara AAA .

Norma e interesit të portofolit të obligacioneve AAA konsiderohet norma e interesit pa risk ose norma baze. Normat e interesit të portofolit të obligacioneve AAA i gjeni tek Banka Qendrore Europiane”.

Norma e interesit të Eurobondit e vendit = Norma e interesit pa risk + Cmimi i riskut te vendit.

Eshtë pikërisht cmimi i riskut ai që tregon perceptimin që kanë investitorët për riskun e Shqipërisë. Po a është rritur apo ulur ky cmim per vitin 2020 ? Kjo është cështja.

2020
Norma e interesit të Eurobondit Shqiptar 3.625
Norma e pa risk -0.239% nga del Cmimi i riskut për Eurobondin 2020 = 3.864%

2018
Norma e interesit të Eurobondit Shqiptar 3.55%
Norma e pa risk +0.54 % nga del Cmimi i riskut për Eurobondin 2018 = 3.01% . Pra në 2020 cmimi i riskut rezulton 0,85% , ose 33% më i lartë se në 2018.

Por a është ky një rezultat spetakolar? Këtë nuk di ta them. Taksisti im mendon që është besim i madh që të huajt jane gati ti japin hua Shqipërisë. E drejtë, fundja të huajt njësoj si taksisti nuk janë budallenj.

Ndërsa bankieri , shpjegon që kur tregjet kanë shumë likujditete ( sidomos pas njoftimit të paketës 750 billion euro të Bankës Europiane) dhe interesat apo kthimet e klasave të tjera të letrave me vlerë janë shumë të luhatshme apo janë negative, të huajt do të jenë gati ti japin Shqipërisë borxh me ketë normë .Norma e interesit 3.625% nuk ka asgjë spektakolare.

Vazhdon më shpjegon edhe disa opsione që përdoren në këto raste nga investitorët për të mbuluar riskun. Burrë i komplikuar edhe shumë i mllefosur duket ky bankeri .

Unë i rashë shkurt. Do bashkohem me mendimin e Taksistin. Të huajt e mencëm na besuan, ne nuk jemi Gjermania.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!