MENU
klinika

Detajet e rasteve të para

COVID-19 ‘shtrin rrënjët’ në Përmet dhe Pogradec

20.06.2020 - 10:26

Ditën e sotme janë shënuar rastet e para pozitive me COVID 19 në Pogradec e Përmet.

Mësohet se rasti i parë në Përmet është kontakt i policit përmetar në Elbasan. Mësohet se 60 vjeçari i prekur ka qënë bashkë me policin në një festë në Frashër.

Ndërsa në Pogradec, bëhet e ditur se janë 3 raste të cilat janë të shpërndara brenda qytetit. Sipas të dhënave këto raste nuk kanë patur kontakte dhe as kanë marrë shërbim mjekësor në QSUT.

Nga Pogradeci u dërguan 8 tampone nga të cilat ditën e sotme dolën 3 pozitivë. Nga ana e mjekëve epidemiologë po behet hetimi dhe izolimi i familjarëve apo kontakteve të afërta të te 3 rasteve.