MENU
klinika

"S’ja bëjmë këtë PD-së"

Deputetët e opozitës së re nuk dinë se çfarë kanë firmosur

15.06.2020 - 14:59

Krerët e partive të vogla opozitare në Parlament janë përçarë sot, ku disa prej tyre kanë dal sot kundër ndryshimeve Kushtetuese të propozuara nga Myslim Murrizi edhe pse jane në listen e firmëtarëve te saj.

Kostaq Papa, deputeti i listave të PD-së, njëherësh kryetari i Partisë së Emigracionit tha sot se kishte firmosur për kërkesën e Murrizit, por ajo kishte ndryshuar, ndryshe nga drafti që kishte nënshkruar në fillim.

Kostaq Papa ka tërhequr firmën e tij nga kërkesa për ndryshimin e Kushtetutës, teksa tha se nuk mund t’ia bënte PD-së që t’i hiqet të drejtën e koalicioneve në zgjedhjeve.

Marrëveshja që u bë në komitetin politik mund të quhet vetëm një kthim i opozitës jashtë-parlamentare në institucione. Tërheq emrin tim dhe firmën për ndryshimin e Kushtetutës, pasi firmosëm, u shtua çështje që nuk kanë lidhje me këto dhe e kanë bërë atë që nuk janë parti parlamentare. Janë shtuar dy elementë në fund të çështjes që kanë të bëjnë me pragun elektoral dhe koalicionet, nuk kemi ndryshim në thelb, luajmë kungulleshkën.

 Ne jemi për lista të hapura, pjesëmarrja e emigrantëve në zgjedhje, proporcional i pastër kombëtar, administrim të depolitizuar të votës, numërim elektronik. Kahu jonë është kah opozitës dhe popullit. Kërkojmë që pragu elektoral të jetë sa më i ulët.

Të mos ketë kondicionim për koalicionet. Ne vijmë nga listat e PD-së dhe nuk mund t’ja bënim dhe nuk do t’ja bëjmë kurrë një gjë demokracisë e aq më tepër mentalitetin popullor. Drejtimi jonë e kahu jonë është kahu i opozitës e kah popullit, jo kah një mazhorance të korruptuar që prej 30 vitesh po na vjedh”, theksoi sot Kostaq Papa.

Të njëjtën qëndrim kam mbajtur dhe Selami Jenisheri, kryetari i Partisë së Pensionistëve, edhe ky firmëtar i nismës së Myslim Murrizit, por që sot ndryshoi qëndrim.
Këto zgjedhje o do të bëhen siç duhet të jetë, demokratike, ndryshe do përballeni me protesta që nuk ua ka marrë mendja ndonjëherë. Lufta që është bërë për të mos hyrë Partia e Pensionisteve në Parlament është e turpshme. Çdo gjë që thuhet dhe bëhet këto ditë, është anti-kushtetuese. Nëse nuk rregullojmë këtë gjë, shkojmë në zgjedhje kot dhe zgjedhjet i merr ai që paguan lekët”, tha Jenisheri.

Qëndrimet ndryshe

Një qëndrim ndryshe erdhi nga Krenar Rryçi, kryetari i Partisë së Reformave Demokratike, ai tha se nuk është tërhequr nga firma e tij për ndryshimin e Kushtetutës, po të njëjtën kohë tha se do shkojë në zgjedhje me marrëveshje paraelektorale.

“Ne kemi vendosur që do kandidojmë dhe do kemi një marrëveshje politike parazgjedhore. Se kaq kemi mundësi, nuk jemi për të ndryshuar Kodin Zgjedhor, se me këtë Kod Zgjedhor dy partitë e mëdha e kanë të fituar zgjedhjet e ne jemi hije në këtë situatë. Duhet ndryshimi i Kodit, ne kërkojmë depolitizim të KQZ, numërim të votave në qendrat e votimit, e asnjë nga partitë politike s’duhet të financohet nga buxheti i shtetit. Ne nuk jemi tërhequr nga firma, nuk e kam tërhequr firmën për ndryshim të kushtetutës”, tha Rryçi.

Nga ana tjetër, Kujtim Gjuzi, Kryetar i Partisë Konservatore tha se do bëhët gati një rezolutë ku do përfaqësohen 7 parti politike. “Duhet të falënderojmë avokat Zef Shtjefnin që bëri të mundur që shtatë parti politike, pasi kanë një vit që janë në parlament ruajtën parlamentin, u kujdesën që ju të gjithë të mos ishit gati në prag të luftës civile. Nuk e harroni besoj datën 7 qershor kur parti politikë kërkuan të mësyjnë parlamentin.

Kështu është për rezoluta do jetë gati për ju në momentin e duhur.

Ndërkohë i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar të mos përjashtojë shtetin gjerman apo përfaqësuesin e diplomacisë gjermane në Tiranë i cili me shtetin e tij ka investuar shqiptarët prej kohësh”, tha Gjuzi.