MENU
klinika

Deklarata e kryeministrit Hoti

Dialogu Kosovë-Serbi rifillon më 27 qershor në Uashington

23.06.2020 - 07:03

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se dialogu me Serbinë rifillon zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Ai thotë se në Uashington do të udhëtojë nga Brukseli por nuk përmend nëse në kryeqytetin belg do të takojë Lajçakun apo do të diskutojë për dialogun.

Në fakt, i dërguari i BE për dialogun Miroslav Lajçak ka thirrur Kosovën dhe Serbinë në takim të enjten. Por sipas Hotit dialogu fillon në Shtëpinë e Bardhë, mes dy delegacioneve të përzgedhura nga qeveritë e Kosovës dhe Serbisë në prani të zyrtarëve të lartë të SHBA, me kryesor Richard Grenell.