MENU
klinika

Të gjithë do i kishin zili

Diell, det e rërë të pastër. Fotot e pushuesve nga Durrësi

10.06.2020 - 16:03

Fotot që shihni janë shkrepur sot në bregdetin e Durrësit. Ndërsa temperaturat kanë shënuar një rritje të lehtë, janë të paktë ata që kanë zgjedhur të pushojnë e relaksohen në plazh.

Ndryshe nga herët e tjera, sic shihet edhe në fotot e siguruara nga LSA-ja, pushuesit ruajnë distancën sociale nga njëri-tjetri, ndërsa rëra është e lirë për ta.

Vetë kryeministri Rama ka deklaruar se këtë vit rëra do jetë e pushuesve dhe jo e atyre që e zaptojnë për të vendosur shezlonge e çadra (përvec hoteleve). Kjo porosi duket se ka gjetur zbatim deri tani.

Pushuesit e paktë të këtyre ditëve të para të qershorit mund të shijojnë kështu krahas detit e diellit edhe rërën e pastër.