MENU
klinika

"Jemi tatimpagues të rregullt! Ndryshoni protokollin"

‘Dilni në punë ose ju heqim licensat’/ Shoqata e Transportit, Veliajt: S’ndodh…

30.06.2020 - 15:17

Shoqata e Transportit Publik nuk do të fillojë punën, deri në ndryshimin e protokollit dhe ky është një kusht i panegociueshëm për ta! Në një mbledhje të zhvilluar ditën e sotme, ato i kanë kthyer përgjigje edhe kryebashkiakut Erion Veliaj, sipas së cilëve nuk mund t’u hiqen licencat pasi janë kontribuues të rregull për ekonominë e vendit, duke paguar tatimpagimin.

“Unioni i shoqatave të transportit publik ne Tirane, nuk pranojnë të dalin në punë pa u ndryshuar protokolli. Pas takimit të zhvilluar mes tyre pa praninë e mediave është dalë në përfundimin se operatorët e kanë të pamundur të dalin dhe të zbatojnë protokollin. Sa i takon heqjes së licencave ata besojnë se nuk do t’ju hiqet pasi janë tatimpagues të rregullt prej kohesh dhe sipas tyre nuk janë aq të parëndësishëm për strukturat ekonomike dhe te shërbimeve qytetare”, njoftojnë burimet!

Po çfarë parashikon protokolli, që shoqata e transportit e konsideron si të pa zbatueshëm? Sipas protokollit, shoferi dhe fatorino ka përgjegjësi për të kontrolluar pasagjerët për maska dhe ruajtjen e distancës mes njëri-tjetrit. Në rast të shkeljes së masave, ato ndëshkohen me gjobë, nga 100-700 mijë lekë dhe në rast të përsëritje më shumë se dy herë në ndjekje penale. Një gjë e tullë, sipas tyre është absurde, pasi nuk mund të jenë “roje” në autobus.  Po ashtu, sipas tyre edhe distanca prej 1.5 metra me 70% kapacitet ne urbane nuk mund te respektohet.

Përveç kësaj ato kanë parashtruar edhe 4 kërkesa të tjera, por që shprehen se në rast se do të rishikohet protokolli, edhe ato do të jenë të gatshëm për të negociuar.

Kërkesat e Shoqatës së Transportit
1- Të hiqet akciza për naftës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit.
2- Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%.
3-Rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese.
4- Rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagimi i Ambasadës Amerikane

‘Nuk ka ndalim për Drejtësinë’