MENU
klinika

Vendimet

Disiplina, nga Superiorja e pëson vetëm Skënderbeu

26.06.2020 - 15:03

Komisioni i Disiplinës në FSHF mori vendimet e radhës, ku u shqyrtuan problematikat edhe në Kupën e Shqipërisë të zhvilluar në mesjavë. E ka pësuar klubi i Skënderbeut, që është gjobitur, ndërsa zv.trajneri Liço është dënuar me 3 ndeshje.

VENDIMET

1.KF Skënderbeu, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në bazë të Nenit 64/1 të KDS të dënohet me gjobë 30.000 (tridhjetëmijë) lekë.

2.Zyrtari i KF Skënderbeu, Gentian Liço, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/2/a të KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

3.Lojtari i FK Këlcyra, Abaz Zaimi, për protestë ndaj vendime të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste ofenduese, në bazë të Nenit 55/2 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

4.Lojtari i KF Butrinti, Benardo Bazaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

5.Lojtari i KF Butrinti, Benardo Bazaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

6.Lojtari i KF Maliqi, Xhuljan Trendafili, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

7.FC Besa U-19, për mos paraqitje në ndeshjen kundër Akademia e Futbollit U-19, në bazë të Nenit 86/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe Neneve 30/1 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe i hiqen 3 pikë nga klasifikimi.

8.Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Klosi, Flogert Doma. Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 32/4/5 të KDS lojtari vendoset ne provë për një afat 6 muaj dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

9.Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Pogradeci, Emiljano Hidri. Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 32/4/5 të KDS lojtari vendoset ne provë për një afat 6 muaj dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

10.Rrëzimin e kërkesës se KF Vllaznia U17 lidhur me zyrtarin Brikeno Bizi si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tri) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rikthehet çështja “Muzaka”

Disiplina dënon djemtë e presidentëve

Është dënuar edhe i biri

Disiplina dënon presidentin e Laçit